U mbajt World Changers Balkan Summit
Në periudhën 12-13 tetor 2024, në ambientet e Filarmonisë së Maqedonisë u mbajt Samiti World Changers Balkan, i organizuar nga Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim nga Vatikani.
Me mbështetjen e Qeverisë së RMV-së, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Qendrës Ndërkulturore të Londrës, samiti ishte një mundësi për një mbledhje të vizionarëve, novatorëve, liderëve dhe ekspertëve nga Ballkani, rajoni dhe bota, ku diskutuan mbi etikën dhe inovacionin në fushat e inteligjencës artificiale, mjekësisë rigjeneruese, bujqësisë së qëndrueshme dhe teknologjive etike, me synimin për të zhvilluar ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Nga Kryqi i Kuq i RMV-së, në aktivitet mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm Dr. Sait Siti, i cili foli për risitë në Kryqin e Kuq në një panel diskutimi kushtuar Kryqit të Kuq dhe robotikës në ndihmën e parë, si dhe robot modelin e kërkim-shpëtimit në rast të katastrofave.
Në vetë aktivitetin, Kryqi i Kuq i RMV-së, në shenjë mirënjohjeje për promovimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të Kryqit të Kuq, i dha Kryqit të Kuq të RMV-së, “Simboli i Artë” për: Alessandro Pumpo, Artur Koziol, Christina Rham, Ignazio Dogliani, Caitlin Sarian , Ardita Sinani, Stephanie De Sarachaga, Hadi Brenjekjy dhe Dr. Eng. Abdullah Bin Ali El-Saihati.