2 Tetor, 2024

U nënshkrua memorandum me Entit Shtetëror për Revizion

Më 30 shtator 2024, në ambientet e Entit Shtetëror për Revizion, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Sait Saiti, dhe kryerevizori shtetëror, m-r Maksim Acevski, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me dëshirën për të realizuar bashkëpunim për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë mbështetjen e kategorive të cenueshme të popullsisë dhe promovimin e parimeve humanitare.

Palët kontraktuese, të udhëhequr nga dëshira për të krijuar një partneritet, ranë dakord të punojnë së bashku në fushën e dhurimit të gjakut, ndihmës së parë dhe mbështetjes psikosociale, si dhe në organizimin e eventeve publike që do të kontribuojnë në të mirën e komunitetit.

< kthehu mbrapa