U nënshkrua memorandum me Kryqin e Kuq të Shqipërisë
Më datë 21.06.2024 në ambientet e Kryqit të Kuq të Shqipërisë në Tiranë, Kryetari i Kryqit të Kuq të RMV Prof. Dr. Romel Velev dhe Kryetari i Kryqit të Kuq të Shqipërisë z. Ylli Alushi nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qëllim për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella të bashkëpunimit dhe partneritetit. Organizatat u angazhuan për një partneritet strategjik në përpjekjet e tyre për të forcuar kapacitetet institucionale të dy shoqatave kombëtare në mënyrë që të ofrojnë mbështetje më të mirë për popullsinë më të cenueshme.
Gjatë aktivitetit u zhvillua takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Sait Saiti dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Shqipërisë, z. Artur Katuci, të cilët u dakorduan për aktivitetet.