U realizua punëtori për përgatitjen e projekteve për “Fondi për zhvillim dhe projekte”
Në periudhën 08-10.11.2024 në h. Solferino në Strugë është mbajtur trajnimi për përgatitjen e projekteve për “Fondin për Zhvillim dhe Projekte”. Trajnimi ishte i dedikuar për përfaqësuesit e 8 organizatave komunale të Kryqit të Kuq të cilët deri më tani kanë shprehur interes për përmirësime shtesë ose kanë dorëzuar aplikacione për projekte në thirrjet për mbështetje në kuadër të Fondit për zhvillim.
Gjatë trajnimit u prezantuan kriteret dhe kushtet e aplikimit të përcaktuara në Rregulloren e Punës së Fondit për Zhvillim dhe Projekte të KKRMV, u zhvilluan formatet për përgatitjen e një projekt-propozimi dhe një projektbuxheti, si dhe shembuj dhe përvoja pozitive nga projektet e mbështetura nga “Fondi për Zhvillim dhe Projekte” në vitet e kaluara.
Në punëtori nga organizatat komunale morën pjesë të punësuar dhe vullnetarë nga OKKK Gostivar, Koçani, Radovish, Sveti Nikole, Probishtip, Shtip, Berovë dhe Kriva Pallanka.
Nëpërmjet aplikimit të metodave interaktive u zhvilluan temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e organizatave komunale në fushën e mbështetjes së iniciativave për rritjen e anëtarësimit, numrin e vullnetarëve apo ruajtjen e stabilitetit financiar.
Para pjesëmarrësve u prezantua edhe qasja e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për “Procesin e planifikimit të projekteve”, si dhe doracakët e përkthyera për përgatitjen e projekteve në gjuhën maqedonase.