15 Maj, 2023

U realizua trajnim për ligjerues dhe demonstrues për ndihmë të parë

Në periudhën prej 13-14.05.2023, në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt trajnimi për ndihmën e parë për ligjëruesit dhe demonstruesit e rinj për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për drejtues të mjeteve motorike për dhënien e ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku.

Në trajnim morën pjesë gjithsej 26 kandidatë nga 13 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, nga të cilët 14 kandidatë për ligjërues dhe 12 kandidatë për demonstrues të ndihmës së parë.

Gjatë trajnimit, kandidatët morën pjesë aktive në pjesën praktike të trajnimit, në të njëjtën kohë treguan interes dhe njohuri të mëdha që çuan në realizimin me sukses të mësimit.

Me këto trajnime Kryqi i Kuq i RMV-së synon të krijojë kuadro të reja të ligjëruesve dhe demonstruesve cilësorë të cilët njohuritë e tyre në fushën e ndihmës së parë do t’ua bartin kandidatëve për drejtues mjetesh motorike në mënyrë korrekte dhe të përshtatshme.

< kthehu mbrapa