31 Tetor, 2017

Vizita e një delegacioni të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në RM në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë

Sot, më 31 tetor të vitit 2017, në vizitë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ishte një delegacion i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë i përbërë nga: z. Mao Qingwen, këshilltar i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë dhe z. ZHU Zhibin, sekretari i dytë i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, ku u pritën nga Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti.

Gjatë vizitës, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dypalësh ndërmjet Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të kuq të Republikës Popullore të Kinës, si dhe u hap diskutimi për sfidat me të cilat po përballet Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në suaza ndërkombëtare dhe botërore dhe aktivitetet e rregullta të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë me një vështrim në punën me migruesit.

< kthehu mbrapa