24 Shtator, 2021

Vizitë e Harald Fugger – Atashe në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në Kryqin e Kuq të RMV

Sekretari gjenral i Kryqit të Kuq të RMV-së z. Sait Saiti më 24.09.2021 realizoi takim me z Harald Fugger – Atashe në Ministrinë për punë dhe politikë sociale të Austrisë.

Qëllimi i takimit ishte të theksohet bashkëpunimi dhe përkrahja e deritanishme pozitive të cilat Ministria e Austrisë i siguron nëpërmjet Kryqit të Kuq të Austrisë për zhvillimin e shërbimeve sociale të dedikuara për grupe të ndryshme qëllimore të popullatës së mjeruar. Posaçërisht u theksua përkrahja e cila është e siguruar për implementimin e projektit “Lehtësimi i efekteve dhe pasojave nga KOVID-19 ndaj më të goditurit në shoqëri me fokus të veçant tek personat më të moshuar”, për përkrahje të shoqatës nacionale për zhvillim të kapaciteteve për dorëzim cilësor të shërbimeve për të ndihmuar dhe kujdesur për personat e moshuar në kushte shtëpiake.

 

< kthehu mbrapa