15 Maj, 2017

Vizitë e një delegacioni të Kryqit të kuq të Novi Sadit në Kryqin e kuq të RM-së

Më 12 maj të vitit 2017 një delegacion i organizatës qytetare të Kryqit të kuq të Novi Sadit i udhëhequr nga kryetari Dr. Bratolub Bërklaça, sekretari Mr. Dragan Laziq dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv z. Demo Berisha, realizoi një vizitë pune në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Delegacioni vizitoi zyrën qendrore të Kryqit të kuq të RM-së ku u pranua nga sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Sait Saiti. Në bisedat e zhvilluara u shkëmbyen përvojat me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të partneritetit dhe shkëmbimit të praktikave të mira dhe përvojave lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat përballen të dy shoqatat nacionale.

 

< kthehu mbrapa