Vizitë e një delegacioni të Kryqit të Kuq të Zvicrës
Si rezultat i përvojave pozitive nga bashkëpunimi afatgjatë i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryqit të Kuq të Zvicrës, në periudhën 12-19.05.2023 është mbajtur takim për vlerësim dhe analizë të thelluar të kapaciteteve të shoqatës kombëtare dhe të shqyrtohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Një delegacion katër anëtarësh i Kryqit të Kuq të Zvicrës pati rastin të njihej më hollësisht me përcaktimet strategjike të Kryqit të Kuq të RMV për periudhën e ardhshme, mënyrën e organizimit të punës, kornizën normative, financiare dhe operacionet administrative si dhe marrëdhëniet e partneritetit me institucionet përkatëse në vend.
Gjatë vizitës u mbajt pritje nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Dr. Sait Saiti, takime me shërbimin ekspert të Kryqit të Kuq të RMV-së, takime me sekretarin dhe punonjësit e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, vizita në terren në aktivitetet e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe takim me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku u ndanë përvojat dhe u diskutuan për aktivitetet e mundshme në të ardhmen. Pas vizitës, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Zvicrës do të përgatisin një raport me rekomandime për përmirësimin e efikasitetit të operacioneve dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqatave kombëtare.