Vizitë Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë nga përfaqësues të FNKK/GjK dhe Kryqi i kuq i Italisë
Në periudhën 7-8 nëntor, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë u vizitua nga ana e Seija Tyrninoksa – udhëheqëse e ekipit për mbështetje të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, dhe Flavio Ciriaci – delegat i Kryqit të kuq të Italisë për bashkëpunim me vendet e Ballkanit. Gjatë vizitës mysafirët i priti sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti dhe patën takime me bashkëpunëtorët profesionalë të Kryqit të kuq të RM-së për t’u njohur me aktivitetet aktuale dhe për të hulumtuar mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm. Gjatë qëndrimit të tyre në Shkup u organizua edhe një vizitë Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit ku u prezantuan një pjesë e aktiviteteve operative programore dhe janë organizuar vizita të pikës për të pastrehët, qendrës për të moshuarit, qendrës për dhurimin e gjakut dhe qendrës së përkohshme transitore për migruesit në Tabanoc.