Vizitë në Zyrën Rajonale të KNKK-së në Beograd
Më 10 korrik 2024 u vizitua zyra rajonale e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku u mbajt një takim me Kryetaren e delegacionit të KNKK-së, znj. Jelena Stijaçiq, dhe personat përgjegjës për programet për të drejtën ndërkombëtare humanitare. z. Sllobodan Çitakoviq, dhe për vendosjen e lidhjeve familjare – z. Ivan Antoniq. Gjatë vizitës u diskutuan aktivitetet aktuale që janë pjesë e marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si dhe mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve dhe mbështetjen për implementim në vitin 2025. Një temë e veçantë që u diskutua në takim ishin përgatitjet për mbledhjet e ardhshme statutore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që do të mbahen në tetor 2024 në Gjenevë.