15 Nëntor, 2024

VLERËSIM DYDITOR TË KAPACITETEVE ORGANIZATIVE NË ORGANIZATËN KOMUNALE DELLÇEVË

Më 13 dhe 14 nëntor 2024, ekipi i facilitatorëve të trajnuar vizituan Organizatën komunale të Kryqit të Kuq Dellçevë, ku bënë vlerësimin e kapacitetit organizativ (VKOK).

Ekipi nga OKKK Dellçevë në përbërje të përzier të punëtorëve, bashkëpunëtorëve, anëtarëve të strukturës drejtuese, vullnetarëve dhe të rinjve nga organizata kishte 12 anëtarë. Së bashku, të udhëhequr nga facilitatorët, ata përfunduan me sukses të gjitha detyrat dhe mjetet e metodologjisë VKOK të zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Ekipi nga OKKK Dellçevë pozicionoi gjendjen aktuale të organizatës, identifikoi prioritetet për zhvillim, krijoi një plan me aktivitete për periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe mori një certifikatë për një vlerësim të kryer me sukses të kapaciteteve të tyre organizative.

 

< kthehu mbrapa