VLERËSIMI DY DITOR I KAPACITETEVE ORGANIZATIVE NË ORGANIZATËN KOMUNALE GOSTIVAR
Më 5 dhe 6 mars 2024, ekipi prej tre moderatorësh të trajnuar vizituan Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq Gostivar, ku bënë vlerësimin e kapaciteteve organizative. Ekipi nga OKKK Gostivar në përbërje të përzier të punëtorëve, anëtarëve të strukturës menaxhuese, vullnetarëve dhe të rinjve të organizatës numëronte 12 anëtarë. Së bashku, të udhëhequr nga facilitatorët, ata përfunduan me sukses të gjitha detyrat dhe mjetet e metodologjisë VKOOK të zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ekipi nga OKKK Gostivar pozicionoi gjendjen aktuale të organizatës, identifikoi prioritetet për zhvillim, krijoi një plan me aktivitete për periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe mori një certifikatë për një Vlerësim të kryer me sukses të kapaciteteve të tyre organizative. Ky është vlerësimi i dhjetë i kryer nga VKOOK dhe në muajt në vijim tre ekipet prej tre moderatorësh do të vazhdojnë me vlerësimet edhe në organizatat tjera komunale.