30 Shtator, 2024

VLERËSIMI I KAPACITETEVE ORGANIZATIVE NË ORGANIZATËN KOMUNALE BEROVË

Në periudhën prej 25-26.09.2024, një ekip prej dy moderatorësh të trajnuar – Biljana Minçeva (nga shërbimi ekspert i Zyrës Qendrore) dhe Orce Nikolov (Sekretar i OKKK Veles) – vizituan Organizatën Komunale të Berovës, ku zhvilluan Vlerësim të Kapaciteteve Organizative (VKOO), një mjet i zhvilluar sipas metodologjisë së Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ekipi nga OKKK Berovë në përbërje të përzier të punëtorëve, anëtarëve të strukturës drejtuese, vullnetarëve, të rinjve dhe anëtarëve të organizatës numëronte 11 anëtarë. Së bashku, të udhëhequr nga facilitatorët, ata përfunduan me sukses të gjitha detyrat dhe ushtrimet nga mjeti. Ekipi nga OKKK Berovë pozicionoi gjendjen aktuale të organizatës, identifikoi prioritetet për zhvillim, krijoi një plan me aktivitete për periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe fitoi certifikatën për Vlerësimin e kryer me sukses të kapaciteteve organizative të OKKK Berovë.

< kthehu mbrapa