16 Mars, 2016

Trajnim i realizuar për punë në Shërbimin për kërkim

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është në fazën për zbatimin e aktiviteteve të cilat janë të lidhura me realizimin e Apelit për menaxhim me krizën e emigrantëve në Republikën e Maqedonisë. Për këtë, me qëllim përforcimin e kapaciteteve të Shërbimit për kërkim të Kryqit të kuq të RM-së, që në periudhën që kaloi në punën me emigrantë është njëra prej shërbimeve të shoqatës nacionale të cilët vazhdimisht janë të pranishëm në teren dhe realizojnë aktivitete të shumta për zbatimin e lidhjeve të ndërprera familjare tek popullata emigrante të cilët kalojnë nëpër shtetin tonë, doli nevoja për mbajtjen e trajnimit të vullnetarëve të organizatave komunale të Kryqit të kuq në Shërbimin për kërkim.

Për këtë qëllim prej 12 deri më 14.03.2016, në Strugë u mbajt punëtori me trajnim elementar për punë në Shërbimin për kërkim. Në këtë trajnim morën pjesë 28 vullnetarë prej 17 organizatave komunalt të KK. Përskaj trajnimit elementar, pjesëmarrësve iu sqaruan edhe rregullat në pajtueshmëri me të cilat punon Shërbimi për kërkim në Qendrat tranzit në Gjevgjeli dhe Tabanoc, ku që nga fillimi i krizës së emigrantëve ekipet për zbatimin e lidhjeve familjare kanë aktivitete të vazhdueshëm dhe numër prej 563 rasteve të regjistruara të familjeve të ndara.

sluzba baranje3

sluzba baranje2

< kthehu mbrapa