10 Tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor
10 Tetori është Dita Botërore e shëndetit mendor, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes dhe aktivizmi për shëndetin mendor. Pandemia Kovid-19 i rriti sfidat e përditshme dhe stresin tek popullata, a për shumë njerëz ishte dhe faktor për çregullimin e shëndetit mendor. Përmes izolimit të burimeve nga resurset e mbështetjes sociale, pasiguria e përgjithshme dhe sfidat finansiare që u paraqitën si rezultat i krizës, shëndeti mendor i pjesës më të madhe të popullatës ishte i vënë nën rrezik.
Këtë vit Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkangjitet kampanjës botërore, me moton: “Ta bëjmë Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien për të gjithë prioritet global”.