“100%” Kryqi i Kuq” – Kampi veror për trajnimin e vullnetarëve të rinj
Në periudhën prej 20-26 korrik 2023, në Strugë u mbajt kampi i 14-të veror i të rinjve 100% Kryqi i Kuq, ku 56 të rinj vullnetarë nga gjithsej 30 klube rinore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u trajnuan për të përvetësuar njohuri dhe aftësitë për punë të klubeve shkollore të Kryqit të Kuq, zbatimi i strategjisë për të rinj të Kryqit të Kuq të RMV 2021-2025, si dhe zbatimi i praktikave të reja pozitive në punën me qëllim të përmirësimit të punës së Klubeve të Rinisë. Përmes shkëmbimit të përvojave, diskutimeve dhe pjesëmarrjes në ushtrime, u punua gjithashtu në forcimin e aftësive të komunikimit, prezantimit, moderatorit, ekipit dhe zgjidhjes së problemeve në punën me të rinjtë.