100 vjet ekzistencë e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe 1919-2019
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe është organizata më e madhe humanitare në botë, e cila ofron më shumë se 100 vjet ndihmë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë, pa asnjë lloj diskriminimi në bazë të kombësisë, racës, fesë, klasës apo përkatësisë politikeприпадност..
Federata Ndërkombëtare është themeluar në vitin 1919, dhe sot ajo është e përbërë nga 191 shoqata nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Ka ende shoqata nacionale në botë që janë në fazën e formimit.
Sekretariati i Federatës Ndërkombëtare është në Gjenevë dhe Organizata ka më shumë se 60 delegacione të vendosura në mënyrë strategjike për të mbështetur aktivitetet e shoqatave nacionale anekënd botës. Roli i Sekretariatit në Gjenevë është koordinimi dhe mobilizimi i ndihmës për të siguruar mbështetjen për operacionet ndërkombëtare, avancimi i bashkëpunimit midis shoqatave nacionale dhe përfaqësimi i shoqatave nacionale në nivel ndërkombëtar. Roli i delegacioneve në terren është të ndihmojnë dhe këshillojnë shoqatat nacionale në operacionet e ndihmës dhe zbatimin e programeve zhvillimore dhe të inkurajojnë bashkëpunimin rajonal.
Vizioni i Federatës Ndërkombëtare thotë: të frymëzojë, nxit, mbështet dhe promovon në çdo kohë të gjitha format e aktiviteteve humanitare të shoqatave nacionale për të parandaluar dhe për të zvogëluar vuajtjet e njerëzve dhe për të kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e dinjitetit njerëzor dhe paqes në botë.
Federata Ndërkombëtare kryen operacione për të ndihmuar viktimat e katastrofave në mbarë botën. Theks të veçantë në punën e saj ajo i kushton sigurimit të mbështetjes për aktivitetet zhvillimore dhe forcimit të kapaciteteve të shoqatave nacionale.
Puna e Federatës Ndërkombëtare është kryesisht e fokusuar në katër fusha kryesore: promovimin e vlerave humanitare, gatishmërinë në rast të katastrofave, veprimin në rast të katastrofave, dhe shëndetin dhe kujdesin në komunitet.
Forca Forca dhe fuqia kryesore e Federatës Ndërkombëtare është rrjeti i shoqatave nacionale që veprojnë në pothuajse çdo vend të botës. Aktivitetet janë kryer nga rreth 17 milionë vullnetarë në komunitetet lokale që ndihmojnë 150 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit përmes aktiviteteve të ndryshme të ndihmës dhe kujdesit.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është anëtar i plotë i Federatës Ndërkombëtare që nga viti 1995 dhe është pranuar në Organizatë si shoqata nacionale e 169-të. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është shoqata e parë nacionale në Lëvizje që ka marrë certifikatën si shoqatë e fortë nacionale në vitin 2015.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, së bashku me shoqatat nacionale dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të kuq, përbëjnë Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.