25 Shkurt, 2019

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se për të nëntën herë @Banka Komerciale SHA Shkup vazhdon mbështetjen financiare si Sponsor i përgjithshëm i projektit “Socializim më i mirë i fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara” të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Me këtë mbështetje do t’u mundësojmë fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara për të realizuar potencialet e tyre, për të zhvilluar kapacitetin krijues dhe për t’u integruar plotësisht në shoqëri.

Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj Bankës Komerciale SHA Shkup për bashkëpunimin dhe mbështetjen e frytshme deri tani, si dhe për besimin në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë si partner në zbatimin e iniciativave shoqërore të dobishme sociale.

< kthehu mbrapa