Një takim online u mbajt sot me kërkesë të Kryeministrit z. Zoran Zaev, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë për punë të brendshme, Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Brigadës së Zjarrfikësve. Kryqi i Kuq u përfaqësua nga Aleksandra Ristovski e cila informoi për formimin e ekipeve lëvizëse dhe aktivitetin e përgjithshëm në nivelin e të gjithë Shoqatës nacionale, Slobodan Mitroviç informoi për shpërndarjen e terapisë onkologjike, metadonit dhe terapisë kronike dhe Sandra Tomovska për punën e ekipeve lëvizëse në mbështetje të migrantëve dhe migrantëve jo të rregullt në kufirin veriorë dhe jugorë. Në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së RMV, u shpreh mirënjohje për të gjithë sistemin që Kryqi i Kuq kishte zhvilluar, i cili përfshin më shumë se 500 vullnetarë në ditë dhe mbi 150 profesionistë.
Александра Р. e falënderoi atë në emër të të gjithë organizatës dhe falënderoi të gjithë të tjerët në mekanizmin e përgjithshëm me një theks të veçantë tek profesionistët shëndetësorë. Ne vazhdojmë së bashku sepse vetëm kështu do të mundim armikun tonë të përbashkët – virusin Covid 19.