18 Tetor, 2019

18 Tetori – Dita Evropiane e Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Nacional të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migrimit Ilegal duke organizuar aktivitete parandaluese po përfshihet në shënimin e 18 Tetorit – Ditës Evropiane të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Me rastin e 18 Tetorit, do të organizohen punëtori arsimore të bashkëmoshatarëve nëpër shkolla fillore dhe mesme dhe ato do të zbatohen përmes Kryqit të Kuq: Qendër, Karposh, Çair, Kisella Vodë, Gazi Babë, Veles, Manastir, Prilep, Ohër, Negotinë, Sveti Nikole, Kavadar, Radovish, Strumicë, Gostivar, Tetovë, Strugë, Demir Hisar, Resnjë, Koçanë, Kumanovë, Shtip dhe Gjevgjeli.

 

Mësimet  parandaluese kanë për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve, njohjen e mënyrave  me të cilat të rinjtë mund të përfshihen në trafikimin e qenieve njerëzore dhe vetëmbrojtjen e tyre. Gjithsej 28 punëtori arsimore dhe ngjarje publike do të përfshijnë mbi 700 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, vullnetarë dhe punonjës të Kryqit të Kuq, si dhe publikun e gjerë.

< kthehu mbrapa