22 Maj, 2024

21 Maj – Dita e pavarsise se Kryqit te Кuq te RMV

Vitet kaluan dhe Kryqi i Kuq gjithnjë e më shumë u aftësua për të kryer qëllime dhe detyra humanitare për të ofruar ndihmë aty ku ishte e nevojshme. Kryqi i Kuq i ka përshtatur qëllimet dhe detyrat e tij me parimet e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, përkatësisht: Humanizmi, Paanshmëria, Neutraliteti, Pavarësia, Shërbimi Vullnetar, Uniteti, Universaliteti.

Me pavarësinë e shtetit, Republika e Medonisë tregoi nevojën e pavarësisë së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë. Kështu, më 21 maj 1992 u miratua Vendimi për pavarësi. Në vitin 1994 u miratua Ligji për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë. Gjatë kësaj periudhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë pati aktivitete të shumta të larmishme. Në veçanti, kjo Organizatë ishte aktive në përkujdesjen e refugjatëve nga vise të ndryshme të ish-Jugosllavisë, ku u zhvilluan beteja të ashpra.

Pas pavarësisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 25 gusht 1993 ratifikoi Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë të vitit 1977. Më 1 nëntor 1995 Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë u njoh nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe më 27 nëntor 1995 u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe si anëtar i plotë i 169-ta.

< kthehu mbrapa