5 dhjetori – Dita Botërore e Vullnetarizmit
Vullnetarët dhe vullnetarizmi në çdo vend janë një potencial shumë i madh njerëzor që vazhdimisht mobilizohet në përputhje me nevojat dhe posedon njohuri dhe shkathtësi relevante të dobishme për komunitetin. Vlera të cilën ata e krijojnë dhe e inkorporojnë në aktivitetet e tyre është “e paçmuar”, për shkak se posedon cilësi të veçantë që është pasuruar me dimensionin human të vullnetit të mirë.
Tanimë tradicionalisht, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, me rastin e 5 dhjetorit – Ditës Botërore të Vullnetarizmit, organizon një ngjarje për të shënuar këtë ditë të rëndësishme që ka për qëllim të theksojë rëndësinë e aktivitetit dhe veprimit vullnetar në aktivitetet humanitare.
Sivjet më 4 dhjetor duke filluar në orën 11:00 në ambientet e Muzeut të qytetit të Shkupit do të organizojë Konferencë për vullnetarizmin me sloganin “Vullnetarët ndërtojnë komunitete të qëndrueshme”.
Në këtë ngjarje fjalim hyrës do të ketë kryetari i Kryqit të kuq, prof.d-r Romel Velev, dhe pjesëmarrës të konferencës janë d-r Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Milla Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Irena Ivanova pranë Delegacionit Evropian në Shkup, Lidija Dimova – Drejtore e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit, Aleksandra Ristevska nga Kryqi i kuq i RM-së, Bllazhen Malevski – Kryetar i Këshillit Nacional Rinor, Sanja Stefanoviq – Koordinuese e Programit pranë Forumit Arsimor Rinor, Prof. Marija Topuzovska Latkoviq – Instituti i Hulumtimeve Politike Juridike, Ivana Mariçek – Oda e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë, Prof. Rade Rajkovçevski – Fakulteti i Sigurisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Manastir, Zhivko Mukaetov – Alkaloid ShA Shkup.
Në këtë ngjarje do të jepen çmime vullnetare për të arritura të veçanta nga ana e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.
Për ne do të jetë nder dhe kënaqësi e veçantë në qoftë se merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe e ndiqni atë me anë të medias, përmes së cilit së bashku do të theksojmë rëndësinë e vullnetarizmit.