Projekti “Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë”, financuar nga Bashkimi Evropian
Të nderuar,
Më lejoni të përshëndes praninë Tuaj në mbledhjen e sotme, e cila është organizuar në kuadër të projektit “Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë”, financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i takimit është që të prezantohen objektivat e projektit mbi të cilat do të bazohet implementimi i aktiviteteve gjatë vitit përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit në partneritet me Shoqatën “Humanost” dhe Kryqin e kuq të Austrisë. Projekti është një kontribut në implementimin e strategjive nacionale të punësimit dhe strategjisë për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimit social në Republikën e Maqedonisë, dhe konfirmon zhvillimin e programeve sociale për mbështetjen e grupeve të rrezikuara qëllimore në drejtim të përmirësimit të aftësisë së tyre konkurruese në tregun e punës.
Ky projekt do të rrisë integrimin e grave gjatë kohë të papuna (40) mbi moshën 40 vjeçare në tregun e punës. Projekti do të kontribuojë për të zhvilluar dhe për të verifikuar një program trajnimi për kujdestarë për të moshuarit në shtëpi, dhe për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e grave gjatë kohë të papuna në dhënien e shërbimeve të lëvizshme sociale për të moshuarit në shtëpitë e tyre.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga viti 2011 me mbështetjen e Kryqit të kuq të Austrisë, si dhe mbështetjen e sektorit të biznesit, zhvillon shërbimet sociale dhe shëndetësore për të moshuarit në shtëpitë e tyre që ofrohen nga ekipet e lëvizshme të vullnetarëve të Kryqit të Kuq.
Me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qytetit të Shkupit, si dhe me mbështetjen e sektorit të korporatave, në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit funksionon Qendra ditore për të moshuarit dhe Qendra për ofrimin e shërbimeve në shtëpi.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas “Strategjisë nacionale për të moshuarit 2010-2020”, mbështet zhvillimin e këtyre formave jashtë-institucionale të kujdesit për të moshuarit, qendra në të cilat përveç personelit të angazhuar, sipas standardeve ekzistojnë mundësi për punësimin e kujdestarëve për avancimin e shërbimeve sociale për të moshuarit në shtëpitë e tyre. Aktualisht në Maqedoni “Humanost” janë të vetmit që zbatojnë programin e verifikuar të arsimit për kujdestarë për të moshuarit. Megjithatë shërbimet e ofruara nga kjo shoqatë janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e numrit të madh të personave të moshuar që kanë nevojë për këtë lloj të shërbimeve sociale në shtëpi. Ekziston nevoja për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të programeve të trajnimit për kujdestare për ofrimin e shërbimeve të tilla në Shkup, por edhe në komunat tjera jashtë Shkupit. Duke e parë këtë situatë, Kryqi i kuq i RM-së me këtë projekt do të mundësojë forcimin e kapaciteteve të grave gjatë kohë të papuna, të cilat janë një nga kategoritë më të rrezikuara, për të fituar aftësitë dhe njohuritë për të ofruar shërbime të reja sociale për të moshuarit. Ato do të marrin certifikata të cilat do të rrisin aftësinë e tyre konkurruese në tregun e punës.
Duke siguruar shërbime pilot për të moshuarit në shtëpi (80), kujdestaret e trajnuara do të zhvillojnë aftësitë për qëndrueshmëri të rritur të punësimit dhe do të zhvillohen shërbime të dedikuara për të moshuarit në shtëpi që janë thelbësore për zhvillimin e formave për jashtë-institucionalizimin e shërbimeve sociale për përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.
Gjithashtu me rëndësi të madhe për projektin është partneriteti me Kryqin e kuq të Austrisë, i cili ka përvojë shumëvjeçare në zbatimin e programit për kujdesin për të moshuarit në kushte shtëpiake.
Me rëndësi të jashtëzakonshme është bashkëpunimi dhe mbështetja në implementimin e projektit nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimin e të Rriturve, Agjencisë së Punësimit të RM-së dhe Qendrës për punësim të qytetit të Shkupit, Entit të Gerontologjisë “13 Nëntori”. Nëpërmjet përfshirjes së të gjithë faktorëve relevantë në zbatimin e aktiviteteve të projektit do të mundësohet dhënia e një kontributi të përbashkët për t’u përgjigjur ndaj dy sfidave të mëdha në Maqedoni: punësimin e personave me pozitën më të dobët në tregun e punës, si dhe zhvillimin e shërbimeve të reja të lëvizshme për ndihmë sociale dhe kujdes për grupet e rrezikuara.