Bashkëpunim me policinë kufitare
Qendra rajonale për punë kufitare pranë Ministrisë për punë të brendshme në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë filloi me realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit të QR për PK Veri për preventivë nga lëndët narkotike në pjesët kufitare. Për nevojat e të njëjtit u angazhuan dy edukatorë moshatarë të organizatës komunale të Kryqit të kuq Qendër të cilët më 15.03.2016 me fillim në orën 12:00 e mbajtën edukimin e parë me temë “Preventivë nga varësia e drogës” në SHF “Simçe Nastovski” në fshatin Vratnicë – Tetovë për nxënësit prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë. Edukimi kaloi shkëlqyeshëm në interaksion me pjesëmarrësit edhe përskaj dy edukatorëve në të njëjtën u kyçën edhe përfaqësuesit nga njësiti për preventivë, me qëllim njohjen e nxënësve me llojet e dreogave, njohjen e narkomanëve dhe rrefuzimit të ofertës për konsumimin e drogës. Në përgjithësi ishin 40 të pranishëm prej të cilëve 15 meshkuj dhe 25 femra. Llojet e tilla të edukimeve do të vazhdojnë edhe më tutje sipas nevojave të projektit.