BASHKËPUNIMI ME BARNATORET BETTY
Më 18 mars të vitit 2019 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe barnatoret BETTY nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për të siguruar bashkëpunim të ndërsjellë për realizimin e aktiviteteve në fushën e programeve shëndetësore–parandaluese, duke marrë parasysh nevojat e kategorive të rrezikuara të qytetarëve.
Aktiviteti i parë i përbashkët u realizua më 25 mars me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit. Në disa barnatore nëpër Maqedoni, u vendos material informativ-edukues i shtypur nga ana e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, i cili iu shpërnda qytetarëve, ku ata patën mundësi për të marrë më shumë informacion mbi tuberkulozin dhe trajtimin e tij nga farmacistët në barnatoret BETTY.