22 Shtator, 2021

Bashkëpunimin e Qeverisë me Kryqin e Kuq e ngrisim në nivel tjetër, nëpërmjet Rezervave të mallërave me sigurimin e ndihmës humanitare e cila në çdo kohë do të jetë në dispozicion për qytetarët

Kryeministri Zoran Zaev sot vizitoi Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate humanitare Sait Saiti, u prezantua një Program për bashkëpunim në mes të Kryqit të Kuq dhe Qeverisë për të siguruar rezervat e mallërave për reagim gjatë situatave emergjente.

Rezervat e mallrave do të sigurohen me fonde të veçanta nga Qeveria, të cilat do të përdoren për të siguruar një sasi të caktuar ndihme humanitare, e cila do të jetë në dispozicion në çdo kohë për qytetarët e prekur në rastet e fatkeqësive natyrore dhe krizave.

“Sot, Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut, me gjithë përvojën e vet, organizimin dhe bazën vullnetare në të gjithë vendin, me mbi 500 vullnetarë dhe ekipe mobile merr pjesë në ballafaqimin me kërcënimet e KOVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Në luftën tonë për të kapërcyer krizën shëndetësore me pandeminë, ata janë në ballë së bashku me mjekët dhe të gjithë stafin mjekësor dhe ndihmës tjetër në spitale, anëtarët e MPB-së, qytetarët tanë me uniformë dhe stafin civil të Ushtrisë”, tha kryeministri Zaev dhe theksoi se vullnetarët e Kryqit të Kuq ishin në rradhët e para, menjëherë afër sdhpëtimtarëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, afër zjarrfikësve, policëve dhe ushtarëve gjatë zjarreve të mëdha në vendin tonë gjatë muajit gusht.

 

Kryeministri Zaev theksoi se angazhimi i këtyre vullnetarëve nuk është vetëm gjatë fatkeqësive dhe se ata janë vazhdimisht në terren dhe po ndihmojnë familjet dhe qytetarët e pastrehë, të pafavorizuar shoqërisht dhe qytetarët që kanë nevojë për ndihmë.

“Për të gjitha këto arsye dhe për shkak të rolit të Kryqit të Kuq në jetën tonë të përditshme, sot ju njoftojmë se po e rrisim bashkëpunimin e Qeverisë me Kryqin e Kuq në nivelin tjetër. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi propozimin e kësaj organizate humanitare për krijimin e një partneriteti afatgjatë të qëndrueshëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mobilizuar kapacitetet e përgjithshme në vend duke siguruar vazhdimisht rezerva të ndihmës humanitare që do të ishin në dispozicion për reagim emergjent. “, theksoi kryeministri Zaev dhe shtoi se për atë qëllim u nënshkrua një Program për bashkëpunim midis Kryqit të Kuq dhe Qeverisë për të siguruar rezervat e mallrave për veprim në raste emergjente.

Ai vuri në dukje se kjo do të sigurojë rezerva të përshtatshme të mallrave dhe mbështetje logjistike për ndihmën humanitare, do të sigurojë instrumente për mobilizimin e fondeve, të cilat do të ndahen çdo vit për veprime në rast emergjencash dhefatkeqësish.

“Ndihma humanitare do të ketë për qëllim të ndihmojë njerëzit në nevojë të prekur nga një fatkeqësi ose emergjencë. Rezervat e mallrave do të sigurohen me fonde të veçanta nga Qeveria që do të përdoren për të siguruar një sasi të caktuar të ndihmës humanitare që do të jetë në dispozicion në çdo kohë për qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe krizat. Veprimi i tyre fisnik është një frymëzim dhe inkurajon vullnetarët e rinj të gatshëm për të ofruar vazhdimisht ndihmë, ngushëllim, një fjalë të mirë të rrëmbyer nga ndjenja universale e solidaritetit, humanizmit dhe empatisë,” tha kryeministri Zaev.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Saiti theksoi se organizata zbaton aktivitete dhe shërbime të ndryshme për të përmirësuar mirëqenien sociale dhe shëndetësore të qytetarëve, dhe për këtë qëllim vullnetarët dhe fondet mobilizohen vazhdimisht për të adresuar sfidat humanitare që dalin si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësitë natyrore të cilat fatkeqësisht janë gjithnjë e më të pranishme në zonën tonë, siç janë zjarret e fundit në vend.

“Në këtë drejtim, unë do të doja të theksoja nismën e fundit të përbashkët të Kryqit të Kuq dhe Qeverisë për të siguruar një qasje plotësuese të qëndrueshme ndaj gatishmërisë për reagimin emergjent në rast të një fatkeqësie. Ne besojmë se ky program do të jetë një bazë e mirë për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj sfidave humanitare që ndodhin në vendin tonë dhe në rajon si rezultat i krizave dhe fatkeqësive,” tha Saiti.

Gjatë vizitës Kryeministri Zaev u anëtarësua, u bë vullnetar dhe anëtar dhe mori jelek të Kryqit të Kuqpër vullnetarë. Njëkohësisht në këtë takim mori Medalje të Kryqit të Kuq, e cila ndahet për kontribute dhe bashkëpunime të posaçme në realizimin e misionit të kësaj organizate humanitare.

< kthehu mbrapa