Kopsa

“Kopsa” („Копче“) është një ndërmarrje sociale që funksionon nga viti 2018 dhe është vend ku secili mund të dhurojë, të blejë veshmbathje të dorës së dytë ose të merr prej tyre falas.

 

“Kopsa” është zhvilluar dhe funksionon brenda Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, si rezultat i punës shumëvjeçare në fushën e dhurimit të veshmbathjeve dhe shpërndarjes së tyre tek më të prekurit.

 

Me hapjen e “Kopsës” sigurojmë një sistem më efikas të shpërndarjes së veshmbathjeve për personat në rrezik, qasje të lehtë në shpërndarjen e veshmbathjeve për personat në rrezik, qasje të lehtë në veshmbathjet me çmime të ulëta për personat me të ardhura të ulëta që nuk kërkojnë ndihmë, punësim të grupeve të synuara të prekshme, kontribut në ruajtjen e mjedisit ekologjik.

 

Me punën e “Kopsës” inkurajojmë një model të jetesës së qëndrueshme, inkurajojmë dhurimin dhe blerjen e veshmbathjeve që janë krijuar tashmë dhe që janë të përdorshme, duke ndikuar në zvogëlimin e shfrytëzimit të burimeve natyrore që përdoren në prodhimin e veshjeve të reja dhe zvogëlimin e mbeturinave të krijuara nga mospërdorimi (keqpërdorimi) i veshjeve.

 

Me punën e “Kopsës” synojmë të arrijmë qëllimet tona:

 

 sigurimin në kohë të veshmbathjeve më të përshtatshme për personat në rrezik

 qasjen më të lehtë në veshmbathje me çmime të ulëta për personat me të ardhura të ulëta

forcimin e kapaciteteve të grupeve të prekshme të popullsisë

përdorimin efikas të veshmbathjeve të tepërta për të kontribuuar në ruajtjen e mjedisit jetësor

krijimin e shprehive të përgjegjshme të dhurimit dhe shprehive të përgjegjshme të shpenzimeve

inkurajimin dhe krijimin e shprehive të punës tek personat e rrezikuar shoqërisht të aftë për punë

krijimin e vendeve të punës që synojnë të lehtësojnë integrimin në punë të grupeve të prekshme të popullsisë

promovimin e solidaritetit, humanizmit dhe vullnetarizmit

 

Ku mund të dhurohet?

 

Donacionet mund të lihen në kontejnerët e Kryqit të Kuq që janë vendosur në dy lokacione në territorin e Qytetit të Shkupit, para ndërtesës së Kryqit të Kuq të RMV-së (Bul. “Koço Racin” nr. 13) dhe para SHOH “Dare Xhambaz” (Bul. “11 Tetori” 42а).

Donacionet mund të dorëzohen edhe në:

– “Kopsa”, nga e hëna deri të premten nga ora 09 deri në ora 17 dhe të shtunën nga ora 09 deri në ora 14,

– Magazinën e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit (në Momin Potok) nga e hëna deri të premten nga ora 08 deri në ora 16.

 

Çfarë mund të dhurohet?

Rroba që janë të ruajtura mirë dhe të pastra,

Këpucë (të ruajtura mirë),

Shtroja, batanije, peshqirë etj.,

 Lodra, çanta, dekorime dhe aksesorë të tjerë

 

Është e rëndësishme që gjithçka që dhurohet të jetë paketuar mirë në një qese para se të futet në kontejnerin e donacionit!

 

Kush mund të marrë veshmbathje falas?

Përmes pikës së shpërndarjes falas të veshmbathjeve, me kuponë veshmbathjesh distribuohet veshmbathje për personat në rrezik shoqëror (familje, persona të vendosur në familje kujdestare dhe persona të vendosur në institucione).

Kuponët merren pas një vlerësimi të bërë më parë nga ekspertë të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq.

 

 

Riciklimi dhe ripërdorimi i veshmbathjeve

Nga veshmbathjet e dhuruara që nuk mund të përdoren drejtpërdrejt, përpunohen produkte në teknikën “patchwork” (kombinim pjesësh tekstili të ndryshëm) të cilat pastaj dhurohen ose shiten në dyqanin e veshmbathjeve të dorës së dytë. Zakonisht përpunohen shtroja për institucione ose dekorime festash për shtëpinë.

 

 

Integrimi në punë dhe vullnetarizmi

 

Të gjithë personat që vijnë tek ne për të kërkuar veshmbathje dhe janë të aftë për punë, ne synojmë t’i mbështesim në inkurajimin dhe krijimin e shprehive të punës me qëllim që të punësohen dhe të jenë në gjendje për të blerë vetë veshmbathjet. Kjo nënkupton një kontribut në forcimin e kapaciteteve të grupeve të prekshme të popullsisë dhe krijimin e vendeve të punës që synojnë të lehtësojnë integrimin në punë të grupeve të prekshme të popullsisë. Dhe gjithsesi të gjitha këto qëllime janë gërshetuar me solidaritet, humanizëm dhe vullnetarizëm, të cilat do t’i promovojmë si vlerat më të larta njerëzore.

 

 

Vendndodhja: Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut – Bul. “Koço Racin” nr. 13, 1000 Shkup

Koha e punës: e hënë – e premte nga ora 09:00 deri në ora 17:00, e shtunë nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Kontaktit: 070 414 759

E-posta: skopje.kopce@redcross.org.mk

Fb: Копче/Kopche

Instagram: @kopce.skopje