Nën moton “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme” prej 23 – 29 prill 2012 shënimi i Javës së solidaritetit
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në mënyrë tradicionale e organizoi “Javën e Solidaritetit” me qëllim të ngritet vetëdija e popullatës për nevojën e përkrahjes dhe ndihmës mes veti për popullatën e mjeruar.
Këtë vit gjatë javës do të organizohen aktivitete humanitare për sigurimin e donacioneve në të holla, ushqim, mjete për higjienë, veshmbathje dhe të njetat do t’u dedikohen familjeve të ballafaquara me rrezik të caktuar social të cilët jetojnë në mjedise rurale: persona të moshuar dhe persona me nevoja të posaçme. Ndihma do të sigurohet nga qytetarët, si dhe nga sektori korporativ.
Kontributet financiare do të grumbullohen në tre mënyra:
• Me thirrje në numrat e telefonave celular – donacion prej 100,00 denarë:
070 143 400 – 075 143 400 dhe 077 143 400
• Me lëshimin e mjeteve në gjiro llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë: 300000001327966 SHA Banka Komerciale, NT 4030984271620.
• Organizim i Aksionit grumbullues – “Prej shtëpie në shtëpi”
Në periudhën prej 23 deri më 29 prill do të organizohet edhe Aksioni grumbullues “Prej shtëpie në shtëpi” me të cilin parashikohen të realizohen vizita të familjeve nga ana e vullnetarëve të organizatave komunale të Kryqit të Kuq, si dhe donatorë të mundshëm dhe të përkrahur në aksionin humanitar.
U bëjmë apel të gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi të kyçen në shënimin e Javës së solidaritetit.