Debat publik për anëtarësim në Kryqin e Kuq të RMV
Më 08 qershor të vitit 2021 u mbajt debat publik për sjelljen e modelit të ri të anëtarësimit në Kryqin e Kuq të RMV-së. Në debatin që u mbajt nëpërmjet ZOOM mnorën pjesë 30 përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe zyres qendrore të Kryqit të Kuq të RMV-së. Qëllimi i debatit ishte të diskutohen aspekte të ndryshme lidhur me mobilizimin e anëtarësimit të ri në organizatë, format për motivimin e popullatës për anëtarësim në organizatën e Kryqit të Kuq, benefitet të cilat i ofron Kryqi i Kuq për anëtarët e tij dhe sfidat me të cilat u ballafaqua organizata e Kryqit të Kuq për mobilizimin e anëtarësimit të ri në kushte pandemie. Gjithashtu u prezantuan përvoja të shoqatave të ndryshme nacionale të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe lidhur me motvimin e anëtarëve, kategorive të anëtarëve, beneficionet të cilat u ofrohen personave të interesuar për anëtarësim, dhe pakot informative për tërheqjen dhe mbajtjen e anëtarëve në Kryqin e Kuq. Modeli i ri për anëtarësim në Kryqin e Kuq të RMV i cili është në fazën e përgatitjes ka për qëllim të sigurojë formë dhe modele për rritjen e anëtarësisë në organizatën e Kryqit të Kuq me qëllim që të sigurohet përkrahje e vazhdueshme e popullatës për punën e Kryqit të Kuq dhe tërheqjen e vullnetarëve të rinj për realizimin e aktiviteteve në bashkësitë lokale.