Dhurimi i materialeve dhe mjeteve shkollore për fëmijët e kategorive vulnerabël
Për t’i ndihmuar familjet e kategorive të cenueshme shoqërore që të kapërcejnë më lehtë sfidat e blerjes së materialeve dhe mjeteve shkollore, punonjësit e Finmak kanë nisur një iniciativë për dhurimin e materialeve të reja dhe të përdorura, por të përdorshme shkollore, të cilat do t’u mundësojnë fëmijëve të gëzojnë njësoj në kapitullin e tyre të ri arsimor.
Donacioni është bërë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të sigurojë që donacionet e grumbulluara t’u dorëzohen personave që kanë më shumë nevojë për këtë ndihmë. Krahas dhurimit të materialeve shkollore do të bëhet edhe donacion monetar në shumën e përgjithshme prej 49.000 denarë, të cilat klientët e Finmak i dhurojnë në kutitë për donacione të Kryqit të Kuq të vendosura në të gjitha degët e kompanisë në të gjithë vendin. Mjetet do të ndahen për blerjen e mjeteve shkollore në përputhje me dinamikën e nevojave të përcaktuara nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq.