1 Qershor, 2017

Diseminimi i Lëvizjes, E Drejta Humanitare Ndërkombëtare dhe aktivitetet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, në Kazermën “Çede Filipovski-Dame” – Kërçovë

Më 26 maj të vitit 2017 në Kazermën “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë, përfaqësuesi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë mbajti ligjërata me një prezantim për diseminimin e Lëvizjes, Të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare dhe aktivitetet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, diseminimin dhe gatishmërinë dhe të vepruarit në katastrofa. Grupi qëllimor i dëgjuesve ishin persona të uniformuar me grada dhe ushtarë të cilët me interesim ndoqën ligjëratat dhe shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin.

Në pjesën e diseminimit pjesëmarrësit u njohën me rolin dhe mandatin e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, KNKK, FNKKGJK dhe Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, emblemën e Kryqit të kuq dhe Të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare në lidhje me Konventat e Gjenevës dhe Protokollet Shtesë.

Për aktivitetet në planin e gatishmërisë dhe të vepruarit në katastrofa, theks i veçantë i është dhënë projektimit dhe funksionimit të këtij sistemi në Kryqin e kuq të RM në suaza vendore dhe ndërkombëtare, bashkëpunimi me institucionet kompetente në RM, veçanërisht me  Ministrinë e Mbrojtjes, MPB, QMK, DMSH, Vetëqeverisjen lokale dhe përfshirjen e përfaqësuesve të KKRM në trupat koordinues të krijuar gjatë katastrofave dhe fatkeqësive natyrore dhe aktivitetet e ekipeve të KKRM. Për ngjarjet më të reja me përmbytjet që goditën vitin e kaluar disa pjesë të Republikës së Maqedonisë, kriza e migruesve dhe e refugjatëve është një bashkëpunim i potencuar i përbashkët me institucionet kompetente dhe aktivitetet që KKRM i ndërmerr në suaza të rolit të vet – distribucioni i ndihmës humanitare, dhënia e ndihmës së parë, mbështetja logjistike, vlerësimi në terren, rivendosja e lidhjeve familjare dhe aktivitetet edukative.

Për pjesëmarrësit janë shfaqur dy video-spote të shkurta lidhur me krizën e migruesve në Republikën e Maqedonisë, dhe për nevojat e fondit të bibliotekës në kazermat janë dhënë dokumente promovuesse dhe edukative lidhur me aktivitetet e prezantuara.

Ligjërata është rezultat i termineve të kontraktuara paraprakisht me Shtatmadhorinë e ARM-së, dhe janë në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim i lidhur ndërmjet Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së RM-së.

Të pranishmit u informuan se sot Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Armata e Republikës së Maqedonisë janë duke zbatuar një ushtrim simulues me rastin e 25-vjetorit të ARM-së, duke pasur për qëllim prezantimin e gatishmërisë së përbashkët, si dhe reagimin e shpejtë, në kohë dhe adekuat në katastrofa të ndryshme dhe gjendje të krizës me një rol të shpëtimit të jetëve.

< kthehu mbrapa