Dita Botërore e Ndihmës së Parë “Ndihma e parë në kushte të pandemisë”
Dita Botërore e Ndihmës së Parë festohet në të gjithë botën çdo vit të Shtunën e dytë të Shtatorit. Kjo ditë u prezantua nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në vitin 2000 dhe që atëherë festohet çdo vit.
Në këtë ditë, më shumë se 100 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të gjithë botën organizojnë ngjarje dhe aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për ndihmën e parë dhe shpëtimin e jetës në situata të përditshme dhe krize, si dhe promovimin dhe përfaqësimin e kontributeve posedimin e njohurive dhe aftësive për ofrimin e ndihmës së parë për publikun e gjerë.
Sigurimi i ndihmës së parë cilësore dhe të bazuar shkencërisht në dispozicion për të gjithë do të kontribuojë në ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe të shëndetshme duke parandaluar dhe zvogëluar rreziqet e aksidenteve dhe fatkeqësive të përditshme. Ndërmarrja e veprimeve në kohë dhe zbatimi i masave standarde dhe të përshtatshme të ndihmës së parë është e rëndësishme për shpëtimin e jetës së njerëzve.
Për shkak të situatës globale me pandeminë KOVID 19, si dhe rolit në rritje dhe në zhvillim të shpejtë të Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në kohë krizash, këtë vit Dita Botërore e Ndihmës së Parë do të shënohet më 12 Shtator nën moton “Ndihma e parë në kushte të pandemisë” në mënyrë që të përhapë mesazhe parandaluese dhe të sugjerojë aktivitete dhe aftësi të ndihmës së parë që mund të përshtaten kudo, përfshirë arsimin inline përmes përdorimit të platformave të reja për edukim.