Dita e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
Me rastin e 13 vjetorit të themelimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, më 14 maj u mbajt një sesion konstituiv i Shtabit Kombëtar për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe si anëtar i Shtabit me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u emërua Sekretari Gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti.
Pas përfundimit të seancës konstitutive të Shtabit Kombëtar për Mbrojtje dhe Shpëtim në kazermat “Goce Dellçev” në Aerodrom, i’u bë një vizitë forcave për ndërhyrje të shpejtë në rast të fatkeqësive. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë mori pjesë më ekipin e ujit dhe kanalizimeve, me stacionin e pastrimit të ujit, si dhe me një automjet mjekësor dhe një ekip të paramedikeve.
Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Adnan Dzaferoski dhe nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Oliver Spasovski.