Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të Kosovës
Më 19.12.2023 në objektet e Kryqit të Kuq të Kosovës në Prishtinë, kryetari i Kryqit të Kuq të RMV d-r Romell Velev dhe Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës znj. Feride Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi në mes të dy shoqatave kombëtare. Organizatat kanë përvojë shumëvjeçare në bashkëpunim të ndërsjellë dhe janë të përkushtuara për thellimin dhe mbështetjen e iniciativave që do të rezultojnë në përmirësimin e gatishmërisë dhe mbështetjes së kategorive vulnerabël që kanë nevojë për ndihmë humanitare. Gjatë aktivitetit u zhvillua takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Kosovës, z. Agron Humoli, të cilët tashmë kanë rënë dakord për aktivitetin e parë të përbashkët në fushën e promovimit të vlerave humane.