18 Mars, 2020

Fjalim me rastin e 17 Marsit Dita e themelimit të Kryqit të Kuq të RMV dhe Dita e dhurimit të gjakut në RMV

Të nderuar,

 

17 marsi është ditë e rëndësishme për Kryqin e kuq, datë kur shënohet ekzistimi jonë, e njëkohësisht edhe suksesi i të gjithë vullnetarëve, të punësuarve, përkrahësve tanë dhe aktivistëve të shumtë të cilët gjatë kohës lanë shenjë në rrugën e kaluar të organizatës tonë. Gjatë 75 viteve të kaluara kishim numër të madh të aktiviteteve të cilët kontribuan të bëhet ndryshim pozitivnë jetën e njerëzve. Nëpërmjet rrjetit tonë të Organaizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit ishim pjesë e përditshmërisë së njerëzve të cilër ballafaqoheshin me sfida të ndryshme, por ishim edhe me ata të cilët dëshironin të jenë me Kryqin e Kuq që të ndjehen të plotësuar dhe të lumtur. Posaçërisht jemi krenarë që dëshira për vullnetarizim dhe përkrahje të bashkësive është gjithmonë e pranishme në mesin tonë. Ndërsa me ndihmën e vullnetarëve tanë nga të gjitha gjeneratat patëm sukses të jemi më afër tek përdoruesit tanë të shërbimeve dhe të gjithë së bashku nëpërmjet punës humanitare ndërtuam besim, ndërtuam ngushëllim, paqe dhe tolerancë dhe besim në një të nesmërme më të mirë.

Gjatë viteve Kryqi i Kuq dha kontribut të posaçëm në tejkalimin e pasojave nga katastrofat, promovim të jetesës së sigurtë dhe zbatim të aktiviteteve preventive shëndetësore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e popullatës, vazhdimisht e promovuam dhurimin e gjakut dhe i mësuam njerëzit se si të japin ndihmën e parë. Të rinjtë i mësuam se si të mbrohen nga sëmundje të ndryshme dhe të respektohen mes veti. Aktivitetet sociale vitin e kaluar kishin vend të posaçëm në punën tonë. Punuam dhe i integruam personat, siguruam përkrhje për rininë, i ndihmuam të hendikepuarit, rastet sociale, punuam me të pastrehurit, dhe të ndarët si rezultat i migrimeve, fatkeqësive elementare dhe konflikteve.

 

Promovuam partneritete në plan ndërkombëtarë dhe në shtet, ndërsa praktikat dhe rezultatet tona të mira ishin të njohura nga partnerët tanë të sektorit korporativ, organizatat partnere të Lëvizjes dhe Agjencive ndërkombëtare, që rezultoi me sigurimin e përkrahjes së rëndësishme për aktivitete më të ndryshme projektuese dhe programore për përmirësimin e jetës së kategorive të ndryshme të popullatës së mjeruar. Diseminimi dhe zbatimi i lidhjeve familjare gjithashtu kishin rol të rëndësishëm në punën tonë për të promovuar vlerat humane dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe sigurimin e mbrojtjes humanitare. Punuam edhe shpëtim në ujë dhe në male, edhe shumë aktivitete tjera. Thënë shkurt, ishim aty ku ishte nevoja. Ishim aty ku ishte nevoja, edhe kur fqinjët kishin nevojë për ndihmë, siç ishte edhe rasti me tërmetin në Shqipëri vitin a kaluar.

 

Edhe në këto momente të vështira kur shteti jonë ballafaqohet me sfida të mëdha për shëndetin e popullatës, përsëri jemi aty. Aty ku ka nevojë.

 

17 marsi është edhe Dita e Dhurimit të gjakut në vendin tonë. Të dhurohet gjak dhe të shpëtohet jeta e dikujt është akt i madh i humanitetit dhe mirëqenies. Falë vetëdijes dhe humanitetit të ndërtuar të mijëra qytetarëve tanë – dhurues së gjakut, janë shpëtuar shumë jetë të njerëzve. Me këtë rast do të donim t’ua urojmë ditën e dhurimit të gjakut, si dhe vullnetarëve dhe të punësuarve tanë për rezultatet e suksesshme.

 

Në periudhën që vijon mbetemi të përkushtuar në sigurimin e përkrahjes efikase në të gjitha sferat e sfidave humanitare të drejtuara kah shëndeti dhe gjendja e mirë e qytetarëve. Vazhdojmë me sigurimin e serviseve dhe shërbimeve të cilat janë në pajtueshmëri me misionin dhe mandatin tonë. Këtë vit shënojmë edhe 75 vjet nga ekzistimi i organizatës sonë, krenarë me arritjet tona, të përgatitur që të ballafaqohemi me të gjitha sfidat e reja. Jemi të gatshëm të mësojmë nga e kaluara, të jemi të gatshëm për të ardhmen, që të jemi më të mirë dhe më të suksesshëm , gjithmonë në shërbim me shfrytëzuesit tanë të shërbimeve.

 

Falënderim deri tek të gjithë vullnetarët, partnerët, përkrahësist, donatorët dhe të punësuarit tanë për përkrahjen dhe angazhimin tuaj. Me Ju Kryqi i Kuq gjithmonë do të jetë ai që është. Shpresë për një të nesërme më të mirë dhe më të lumtur për shumë njerëz në botë.

 

Urime 17 Marsi Dita e themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dita e dhurimit të gjakut në vendin tonë!

 

Me respekt,

 

 

d-r Sait Saiti

Sekretar gjeneral

 

< kthehu mbrapa