Fjalim me rastin e 5 dhjetorit – Dita botërore e vullnetarizimit të Sekretarit gjeneral të Kryqit të Kuq të RMV, d-r Sait Saiti
E nderuara z-nja Elizabeta Gjorgievska
Të nderuar përfaqësues të mediave
Të nderuar përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit
Të nderuar vullnetarë
Më vjen veçanërisht mirë që kam nderin t’ju drejtohem me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit më 5 Dhjetor. Prej 31 vitesh, nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, gjithkund në botë festohet kontributi i vullnetarëve në mbështetjen që ata ofrojnë për kategori të ndryshme të popullsisë përreth tyre. Vullnetarizmi është një element thelbësor i shoqërisë civile. Komunitetet tona varen dhe mbështeten në përpjekjet e vullnetarëve tanë. Ata japin një kontribut të gjithanshëm në zhvillimin shoqëror.
Në këtë ditë, shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në mbarë botën organizojnë aktivitete të ndryshme për t’i nderuar dhe për të falënderuar mbi 14 milionë vullnetarët e Lëvizjes për mbështetjen dhe punën vullnetare. Aktivitetin e sotëm e shënojmë nën moton “Heronjtë mes nesh – të pandalshëm” duke asocuar në përpjekjet e veçanta të mbi 3000 vullnetarëve aktivë të Kryqit të Kuq të RMV, të cilët veprojnë ndonjëherë dhe në rrethana të jashtëzakonshme duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për grupet e ndryshme të synuara të prekura nga situatat emergjente dhe rreziqet.
Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë se si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe rritjes së fatkeqësive natyrore dhe sfidave ekonomike me të cilat përballet shoqëria moderne, ne kemi nevojë gjithnjë e më shumë për kontributin e vullnetarëve, të cilët me ekspertizën, dëshirën dhe motivimin e tyre janë një segment i domosdoshëm i përpjekjeve të përgjithshme shoqërore në ofrimin e një shumëllojshmëri shërbimesh për shumë kategori njerëzish të ekspozuar në rreziqe të ndryshme.
Vullnetarët tanë punojnë me të rinjtë, ofrojnë mbështetje për bashkëqytetarët tanë të moshuar, ndihmojnë në kapërcimin e pasojave të fatkeqësive të ndryshme, ndihmojnë emigrantët, janë çdo ditë në pikat e vaksinimit, ndihmojnë të moshuarit në shtëpitë e tyre, promovojnë dhurimin e gjakut, ndërgjegjësojnë publikun, kujdesin shëndetësor, mbajë trajnime për ndihmën e parë dhe marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e organizatës.
Falenderim i veçantë për të gjithë vullnetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të lumtur që edhe sot vullnetarët e njohin Kryqin e Kuq si një vend që mund t’u japë atyre kuptim shtesë në jetën e tyre, një vend ku ata mund të realizojnë dëshirat dhe njohuritë e tyre, një organizatë në të cilën ata mund të përmirësojnë kompetencat e tyre dhe mundësinë për të gjetur vlerat e fshehura që na bëjnë njerëz më të mirë.
Të nderuar, si organizata më e madhe vullnetare në vend, në këtë ditë ne përpiqemi fuqimisht të theksojmë vlerat e vullnetarizmit para të gjitha strukturave shoqërore në nivel kombëtar dhe vendor për të inicuar korniza normative që do të mundësojnë edukimin, njohjen dhe nxjerrjen në pah të punës vullnetare dhe sigurojmë një gamë të gjerë shërbimesh vullnetare, duke dhënë kontributin tonë në mjedisin social veçanërisht në situata krize.
Është e patjetërsueshme të krijohet një sistem vullnetar përmes të cilit do të jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me lloje të ndryshme të sfidave dhe fatkeqësive shëndetësore dhe sociale, sepse në situata të tilla vullnetarët janë potenciali ynë më i madh për të ofruar mbështetje plotësuese për përpjekjet e organizatave dhe institucioneve humanitare në vend.
Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni edhe një herë të uroj sinqerisht 5 dhjetorin, Ditën Botërore të Vullnetarizmit, për t’i falënderuar të gjithë vullnetarët tanë për kontributin dhe arritjet e tyre dhe për humanizmin që i zbukuron veprat e tyre.
Falemnderit