16 Qershor, 2021

Forumi i tretë për dhurimin e gjakut

Me rastin e 14 qershorit – Dita botërore e dhurimit të gjakut nga ana e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua Forumi i tretë për dhurim vullnetar të gjakut, që u mbajt në periudhën prej 11-13.06.2021 në Strugë në hotelin “Solferino” me temë “Strategjia për dhurim vullnetar të gjakut të Kryqit të Kuq të RMV-së”.

Në Forum ishin të pranishëm 25 përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Institutit për mjeksëi transfuziologjike, Organizatave komunale të Kryqit të Kuq Manastir, Veles, Kërçovë, Strugë dhe Makedonski Brod, Komisionit për veprimtari shëndetësore – preventive dhe dhurim të gjakut, Organeve të jurisprodencës, Sektorit privat, Shoqatës së qytetarëve “Dhurues i gjakut” dhe Radiotelevizioni i Maqedonisë.

Në forumin në formë të punëtorive u përpunuan edhe dy tema dhe atë: “Ndikimi i mediave dhe rrjetev socialer në dhurimin e gjakut” dhe “Sfida në dhurimin e gjakut”. Gjithashtu umbajt edukim përfundimtar dhe u sollën konkluza nga Forumi për dhurim vullnear të gjakut.

< kthehu mbrapa