16 Tetor, 2023

Fushata me rastin e “Javës së luftës kundër urisë”

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon fushatë nën moton “Mendo për ne” me rastin e “Javës së luftës kundër urisë” e cila shënohet nga 16 deri më 22 tetor. Me këtë fushatë, si me shumë aktivitete të tjera humanitare, Kryqi i Kuq kontribuon në përpjekjet e përgjithshme të ndërmarra në vend për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social të qytetarëve.

Në kuadër të fushatës organizohen aksione humanitare për dhënie donacionesh në para dhe ushqime në bashkëpunim me Odat ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim dhe përkrahje të kompanive, me institucione arsimore, shoqata të qytetarëve dhe qytetarëve.

 

Donacionet mund të paguhen në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq në RMV 300000001327966 Numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka Shkup, si dhe 100 denarë përmes numrave të telefonit celular: 070/075/077 143 400.

 

Fondet e dhuruara nga aksionet humanitare do të synojnë sigurimin e ushqimit për të ndihmuar grupet vulnerabël të popullsisë në komunitetet e vendit.

< kthehu mbrapa