3 Nëntor, 2016

FUSHATË ME RASTIN E 16 TETORIT – DITA E URISË

Një e teta e popullatës në botë jetojnë në uri dhe varfëri ekstreme. Njerëzit më shumë vuajnë nga uria se sa nga SIDA, malarja dhe tuberkulozi së bashku. Miliona femra, meshkuj dhe fëmijë vdesin çdo vit për shkak të mos ushqyerit kronik – 2 milion janë fëmijë. Mos ushqimi kronik nuk elziston vetëm për shkak mungesës së ushqimit. Paraqitet edhe kur njerëzit nuk kanë mundësi të përfitojnë mjaft, të arsimohen dhe edukohen, t’i plotësojnë nevojat elemntare shëndetësore dhe të kyçen në vendimet të cilat i interesojnë bashkësisë.

Organizata për ushqim dhe agrikulturë pranë Kombeve të bashkuara vlerëson se ekzistojnë 805.000.000 njerëz të uritur në botë. Kjo do të thotë se ata rregullisht nuk kanë ushqim të mjaftueshëm që të jetojnë jetë aktive. Numri i njerëzve të uritur në botë është edhe më i madh kur do të ishin kyçur edhe ata të cilët ballafaqohen me mungesë sezonale të ushqimit apo ata të cilët nuk konsumojnë ushqim të llojllojshëm, e cila kyç proteina, vitamina dhe minerale. Vlerësohet se 26 përqind e fëmijëve në botë kanë problem në zhvillimin e tyre për shkak të mos ushqyerit, 2 miljardë njerëz vuajnë nga mungesa e materieve ushqimore. Çdo vit pothuajse 5 miljon fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin nga uria.

Në botë organizohen aktivitete adekuate që të ngritet vetëdija e njerëzve për problemin me urinë, si dhe për arritjet e miliona njerëzve të cilët tanimë e kanë tejkaluar problemin me urinë dhe i plotësojnë nevojat elementare. Gjithashtu aktivitetet janë drejtuar kah inspirimi i njerëzve në vende e zhvilluara dhe vendet në zhvillim ta tregojnë solidaritetin e vet dhe të japin përkrahje që të mundësojnë edhe shumë njerëz ta tejkalojnë problemin me urinë dhe varfërinë dhe të bëhen të pavarur.

Me këtë rast Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë kyçet me shënimin e 16 tetorit – Dita e urisë nëpërmjet organizimit të fushatës nën moton “Mendoni edhe për ne”. Me fushatën, si dhe me shumë aktivitete tjera humanitare, Kryqi i kuq i RM-së jep kontribut në orvatjet e përgjithshme të cilat ndërmerren në shtet për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social të qytetarëve, si një prej qëllimeve kryesore të strategjisë, dokument i cili e pasqyron intencën e Republikës së Maqedonisë për barazimin e shkallës së kyçjes dhe mirëqenies nëpër të gjitha shtresat e shoqërisë.

Në kuadër të fushatës organizohen aksione humanitare për sigurimin e donacioneve në mjete financiare dhe ushqim në bashkëpunim me institucionet arsimore – edukative, me shoqatat qytetare, odat ekonomike në Maqedoni, si dhe në bashkëpunim e përkrahje të kompanive dhe qytetarëve. Këto aktivitete do të implementohen gjatë Javës prej 16 deri më 22 tetor të vitit 2016 nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të kuq dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Mjetet e dhuruara nga aksionet humanitare do të dedikohen për sigurimin e ushqimit për të ndihmuar popullatën e mjeruar e cila do të shpërndahet nëpërmjet organiozatave komunale të Kryqit të kuq.

Donacionet mund të paguhen në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të RM-së 300000001327966 Numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka komerciale Shkup, si dhe 100 denarë nëpërmjet numrave të telefonave celularë : 070/075/077 143 400

< kthehu mbrapa