Red Cross Shape
Gara rajonale nga ndihma e parë e Kryqit të Kuq të RMV

2024-05-13

Gara rajonale nga ndihma e parë e Kryqit të Kuq të RMV

Në kuadër të aktiviteteve të tij, Kryqi i Kuq i RMV po punon në mënyrë aktive për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ndihmës së parë, duke ofruar trajnime dhe shërbime për grupet e ndryshme të synuara në mënyrë që të përmirësohet siguria dhe shëndeti i përgjithshëm i njerëzve. Ne angazhohemi për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së programeve të ndihmës së parë, të krijuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të synuara si fëmijët parashkollorë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kandidatë për drejtues të  automjeteve motorike, persona përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, personat me nevoja të veçanta etj. Kryqi i Kuq i RMV-së jep një kontribut të veçantë në promovimin e ndihmës së parë në institucionet arsimore, ku që në moshë të re mësojmë dhe përmirësojmë kompetencat e të rinjve se si të japin ndihmën e parë siç duhet.

Në periudhën nga 11 deri më 12 maj 2024, Kryqi i Kuq i RMV do të mbajë dy gara rajonale të ndihmës së parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga rajonet juglindore dhe veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Më 11 maj 2024, në Radovish do të mbahet gara rajonale e ndihmës së parë për rajonin juglindor, nikoqir i të cilit do të jetë Organizata Komunale e Kryqit të Kuq të Radovishit. Gara do të mbahet në sheshin Shën Spaso Radovishki dhe në të do të marrin pjesë 16 ekipe nga 16 OKKK nga rajoni juglindor i vendit. Hapja ceremoniale e manifestimit është në orën 10:00.

Më 12.05.2024 në Gazi Babë – Shkup do të mbahet gara regjionale e ndihmës së parë për rajonin veriperëndimor, me nikoqir të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Gazi Babës. Hapja ceremoniale e manifestimit do të jetë në pllajën në hyrjen kryesore të East Gate Mall – Shkup në ora 10:00. Në garë do të marrin pjesë 16 ekipe nga 16 OKKK nga rajoni veriperëndimor i vendit.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026