Gara Republikane per ndihmen e pare
Në organizim të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë më 16 dhe 17 shtator të vitit 2016 në Kavadar u mbajt Gara e XXV-të shtetërore e ekipeve për ndihmë të parë, nën moton “Ndihma e parë për dhe nga fëmijët”.
Në garë morën pjesë 27 ekipe të Organizatave komunale të Kryqit të kuq Berovë, Manastir, Vallandovë, Veles, Dibër, Dellçevë Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Krushevë, Kumanovë, Negotinë, Ohër, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnje, Sh. Nikollë, Strugë, Strumicë, Shtip, Gazi Babë, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair.
Gara u realizua në dy traektori A dhe B, nga 7 baza pune prej të cilave katër ishin nga fusha e ndihmës së parë, dy me karakter argëtues dhe sportiv – rekreativ dhe një me karakter të diseminimit. Në vendet e punës nga fusha e ndihmës së parë u paraqitën 11 lëndime dhe një reanimacion të ringjalljes së zemrës – mushkërive të bardha.
Për organizim të suksesshëm të garës u angazhuan 41 referë (prej të cilëve 30 mjek dhe 11 demonstratorë), 13 grimues për paraqitje reale të plagëve dhe lëndimeve, 30 aktrues, manikenë, 27 udhëheqës të ekipeve, 4 vullnetarë për listat e pikave, 6 referë për diseminim dhe për lojërat me karakter sportiv – rekreativ dhe argëtues dhe komision prej pesë anëtarëvepër grumbullimin e pikave. U angazhuan numër i madh i vullnetarëve nga ana e nikoqirit Kryqi i kuq i RM-së – organizata komunale Kavadar, të punësuar në shërbimin profesional të Kryqit të kuqtë RM-së.
Në hapjen solemne para të pranishmive mbajtën fjalim kryetari i Organizatës komunale të KK Kavadar z. Dimitar Karakulev dhe kryetari i KKRM-së z. Millço Trajkov i cili njëkohësisht e shpalli Garën e 25 shtetërore për ndihmë të parë për të hapur.
Vendin e parë në garë e mori ekipi për ndihmë të parë i KKRM-së – organizata komunale Çair me 910 pikë të fituara, vendin e dytë e mori ekipi i organizatës komunale Koçan me 903 pikë, vendin e tretë ekipi i organizatës komunale të KK Qendër me 902 pikë, vendin e katërt ekipi i organizatës komunale të KK Prilep me 894 pikë dhe vendin e pestë me 888 pikë organizata komunale e KK Kisella Vodë. Në bazën për diseminim më të mirë ishin ekipi i KK – Organizata komunale Shtip i cili tregoi njohje më të mirë për lëvizjen, vizionin dhe misionin e Kryqit të kuq.
Në mbylljen solemne të Garës shtetërore për ndihmë të parë, fillimisht u drejtua kryetari i Këshillit organizativ të Garës shtetërore për ndihmë të parë z. Ognen Kostovski i cili shpalli renditjen e plasimit të ekipeve për ndihmë të parë, e pastaj medaljet për tre ekipet më të suksesshme i ndau sekretari gjeneral i KKRM-së z. Sait Saiti. Garën shtetërore e përcjellën dhe për të informuan TVM, K1 dhe KTV nga mediat lokale.
Falënderim të madh për nikoqirin KKRM-së – organizata komunale Kavadar për përkrahjen dhe bashkëpunimin për realizim të suksesshëm të Garës së 25 shtetërore për ndihmë të parë.