HAPJA CEREMONIALE E OBJEKTIT TË RI TË KRYQIT TË KUQ TË KOÇANIT
Në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, kryetarit të Komunës së Zërnovcit, Borço Kocev, sekretarit të Komunës së Koçanit Dragan Ananijev, kryetarit të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Koçanit, Dejan Arsov, Sekretarit. te Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Koçan, Aneta Koceva, si dhe mysafirë të tjerë, më 04.11.2024, në mënyrë ceremoniale u vu në shfrytëzim objekti i ri i Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Koçan.
Gjatë hapjes, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Koçani po merr një objekt të ri, dhe secili që mendon pune, për humanizëm dhe punë vullnetare mund ta gjej veten ketu.