IPA KAMPEKS 2015 Vizbeg, Maqedoni
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ishte pjesë e organizatës së Trajnimit ndërkombëtar IPA Kampeks 2015 që u mbajt në periudhën prej 15 deri më 19 qershor 2015 në Vizbeg – Shkup, në organizim kryesor të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të RM-së, në bashkëpunim me BE – Drejtoria gjenerale për ndihma humanitare dhe mbrojtje civile dhe konzersiumi formuar për këtë qëllim të përbërë nga shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim të Sllovenisë, Koracisë, Gjermanisë, Italisë, Suedisë dhe firmës private “Sinerxhis” nga Austria.
Skenari i stërvitjes ishte tërmeti katastrofal bë pjesën veriore të Republikës së Maqedonisë dhe ngritja e lagjes me tendë për popullatën e mjeruar. Republika e Maqedonisë në stërvitje u përfaqësua me njësi të cilat janë pjesë e sistemit për menaxhim me kriza.
Stërvitja filloi më 15 qershor me stërvitje simuluese komando – bazë ku u pranua ndihma nga vendet në rajon. Më 16 qershor arritën ekipet nga Maqedonia, Kryqi i kuq i RM-së, Gjermania, Italia, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa më 17 qershor u ngrit edhe kampi për personat përkohësisht të shpërngulur ku u strehuan rreth 250 persona. Më 18 qershor u zhvillua Pjesa Kryesore e stërvitjes ku Kryqi i kuq së bashku me pjesëmarrësit tjerë intervenoi për strehimin e personave të lënduar.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në trajnim mori pjesë me ekipe për logjistikë (përgatitje e ushqimit për 250 persona), ekipi për ujë dhe sanim (montim i sistemit për furnizim me ujë për të gjithë kampin, lidhje e Kuzhinës turke, Spital italian, lidhje e dushave, toalete dhe çeshmeve për të gjithë pjesëmarrësit), ekipi shërbimi për kërkim (pranim dhe regjistrim i 250 personave), sigurim mjekësor i të gjithë ngjarjes, (automjet ambulancl dhe ekipi për kujdes mjekësor me 4 intervenime serioze).
Kryqi i kuq i RM-së mori pjesë me përfaqësues edhe në Shtabin kryesor të krizave përstërvitje dhe vëzhgues. Gjatë stërvitjeve operative KKRM-së mori pjesë me 50 manekinë dhe 5 grimues për paraqitje reale të plagëve dhe lëndimeve, një automjet ambulancë me ekip të plotë mjekësor, dy automjete (xhipa) për transportin e të lënduarve në Spitalin italian.