24 Janar, 2024

Janë mbajtur 11 trajnime rifreskuese për ligjërues dhe demonstrues të ndihmës së parë

Në periudhën 16.01-23.01.2024, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka realizuar 11 trajnime rifreskuese për ligjërues dhe demonstrues të kurseve të ndihmës së parë për shoferë dhe organizata të punës.

Në Zyrën Qendrore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajtën kurse rifreskuese për demonstrues dhe ligjërues. Në kurset rifreskuese morën pjesë gjithsej 138 edukatorë nga 32 organizata të Kryqit të Kuq komunal dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.

Kryqi i Kuq i RMV-së me këto trajnime synon të rifreskojë njohuritë e ligjëruesve dhe demonstruesve në ndihmën e parë dhe njëkohësisht t’i njoftojë ata me të gjitha të rejat dhe aktualitetet në fushën e ndihmës së parë në periudhën e tre viteve të fundit.

< kthehu mbrapa