21 Shtator, 2020

Java e DNH prej 21 deri më 27 shtator

Sipas kalendarit tradicional të Kryqit të Kuq të RMV-së, çdo vit nga 21 deri më 27 Shtator shënohet “Java e promovimit të vlerave njerëzore”. Qëllimi i javës është promovimi i kulturës, paqes, bashkëjetesës, tolerancës dhe inkurajimit të aktivizmit tek të rinjtë. Çdo vit aktiviteti unifikohet dhe zbatohet në territorin e të gjithë vendit, në secilën organizatë komunale të Kryqit të Kuq. Këtë vit, do të promovohen këngë të shkruara, rregulluara, kompozuara dhe regjistruara nga vullnetarët tanë. Tani më një muaj, të rinjtë po kalojnë procesin krijues të shkrimit përmes të cilit duhet të përshkruajnë vullnetarizmin, ndihmën e komunitetit, ndryshimet që ata bëjnë dhe mirësinë që ata përhapin.

< kthehu mbrapa