9 Maj, 2024

8 naj – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Çdo vit, Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe feston 8 majin – Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, për nder të Anri Dinant, themeluesit të Kryqit të Kuq, i cili lindi më 8 maj 1828. Me atë rast, shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të gjitha kontinentet e botës organizojnë aktivitete të përshtatshme për të kujtuar rëndësinë e parimeve dhe vlerave themelore të Lëvizjes dhe për të shprehur falënderimin dhe mirënjohjen tonë për të gjithë vullnetarët tanë dhe mbështetësit për mbështetjen që i japin Kryqit të Kuq. Sivjet 8 maji shënohet nën moton “Rroftë njerëzimi” si përkujtim i përkushtimit të përhershëm të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për të mbështetur dinjitetin njerëzor dhe përpjekjet tona për të lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për njerëzit që përballen me një sërë sfidash sigurie, shëndetësore dhe sociale.

Fatkeqësisht, sot në mbarë botën ka ende luftëra, fatkeqësi natyrore, epidemi dhe sfida sociale që ndikojnë në shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve. Të bashkuar si Lëvizje dhe me mbështetjen e miliona vullnetarëve tanë në mbarë botën, ju ftojmë të bashkoheni me ne në misionin tonë njerëzor për të vazhduar të ushqejmë njerëzimin në mënyrë që të kemi një mjedis më njerëzor dhe më të sjellshëm në të cilin dinjiteti dhe mirëqenia e qytetarët do të jenë parësor. Ju ftojmë me shembullin tuaj personal të humanizmit dhe solidaritetit së bashku me Kryqin e Kuq që të vazhdojmë të inkurajojmë njerëzit që të bëjnë gjëra të mira dhe të kujdesen për njerëzit që janë në vështirësi.

 

< kthehu mbrapa