20 Nëntor, 2017

“Java e kujdesit për të moshuarit”

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga 20 deri 26 nëntor të vitit 2017 shënon “Javën e kujdesit për të moshuarit” me moton: “Të gjithë ne jemi fëmijët e tyre”.

Qëllimi i shënimit të Javës është ngritja e ndërgjegjes së publikut për nevojat e rritura për integrimin e të moshuarve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, si dhe për nevojën e sigurimit të kujdesit dhe ndihmës për të moshuarit.

Në kuadrin e Projektit Rajonal “Ndërmarrja e aksionit për përfshirjen sociale të personave të moshuar”, financuar nga Bashkimi Evropian, mbështetur financiarisht nga Kryqi i Kuq Austriak dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, implementimin e të cilit e bëri Kryqi i kuq i RM-së në partneritet me Shoqatën “Humanost”, u sigurua mbështetja për shënimin e Javës, për çka janë përgatitur materiale promovimi – flaerë me përmbajtje të rastit për informimin e të moshuarve me të drejtat e tyre për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore.

Në kuadrin e Projektit, vitin e kaluar është formuar një rrjet i shoqatave të qytetarëve për përfshirjen sociale të personave të moshuar – InkluzivaM, anëtarët e së cilit janë përfshirë në shënimin e Javës.

Kryqi i kuq i RM-së në bashkëpunim me Shoqatën “Humanost”, më 21 nëntor të vitit 2017 do të organizojë një konferencë për shtyp me qëllim ndarjen e rezultateve të hulumtimit të zbatuar për nevojat për hapjen e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për personat e moshuar. Më 21 nëntor do të organizohet një diskutim i panelit në temën: “Nevoja për shërbimet sociale dhe shëndetësore për të moshuarit”, në të cilin gjithashtu do të prezantohen rezultatet e hulumtimit të bërë, konkluzionet dhe rekomandimet që dolën nga analiza e përpunuar.. 

Gjatë Javës përmes organizatave komunale të Kryqit të kuq, Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, si dhe anëtarët e InkluzivaM, do të organizohen këto aktivitete: aksion për matjen falas të sheqerit në gjak dhe shtypje së gjakut për personat e moshuar, punëtori me përfaqësues të institucioneve qeveritare, sektori civil dhe privat për nxitjen e aktiviteteve për plakje aktive, vizita të personave të moshuar, të vetmuar dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre, veçanërisht në mjediset rurale, duke përfshirë vullnetarë të rinj të Kryqit të kuq dhe duke angazhuar punonjës shëndetësor (ofrimi i ndihmës, kontrollime falas etj.), punëtori edukative në tema me interes për të moshuarit, punëtori kreative, aktivitete rekreative, gara sportive, si dhe punëtori tematike për inkurajimin e përfshirjes sociale të personave të moshuar.

< kthehu mbrapa