18 Shtator, 2017

Java e Promovimit të Vlerave Humane 21 deri 27 shtator

Java PVH me vendimin e KI të KKRM-së shënohet nga viti 2012, nga 21 deri më 27 shtator, dhe është pjesë e kalendarit tradicional të Kryqit të kuq të RM-së. Qëllimi i kësaj jave është promovimi i paqes dhe bashkëjetesës, dhe aktivizimi i të rinjve në periudhën e verës (kur e dimë se përgatitjet për këtë javë zgjasin dhe nga 2 muaj), promovimi lokal i klubeve të të rinjve në çdo qytet, promovimi në nivel nacional, si dhe ndryshimi i rutinës së të rinjve. Nëpër vite shënimi i kësaj jave dukej kështu:

  • Viti 2012 – drama “Qëllojeni se kush na vjen për darkë”
  • Viti 2013 – Shou i TV-së me një film të shkurtër PVH, duke prezantuar muzikën dhe vallet lokale
  • Viti 2014 – Vallëzimi i përbashkët i njohur si flash mob i pikës muzikore Happy
  • Viti 2015 – Lexime poetike në gjuhë të ndryshme që përdoren në vendin tonë
  • Viti 2016 – Shfaqja teatrore “Historia e një ideje” (jeta dhe vepra e A.Dinan)

Diku rreth 900 të rinj për çdo vit animohen, dhe diku rreth 6.000 njerëz i ndjekin ngjarjet në nivel nacional.

Si pjesë e aktivitetit për vitin 2017 nëpër qytete u shpall një konkurs për një tregim të shkurtër dhe një fotografi mbi temën “Promovimi i diversitetit”, i cili kishte për qëllim ta përcjellë mesazhin e diversitetit në qytetin nga ku vjen autori që e ka shkruar tregimin apo që e ka bërë fotografinë. Në çdo ngjarje qendrore do të lexohen tregimet më të bukura dhe do të paraqiten fotografitë më të bukura. Për vendin e parë për fotografinë dhe tregimin në nivel nacional, jepet shpërblim – një qëndrim në fundjavë në Strugë për të gjithë familjen. Në këtë ngjarje do të performohen nga tri deri pesë reklama për Kryqin e kuq, të përgatitura nga ana e të rinjve me një mesazh të qartë për promovimin e diversitetit, promovimin e paqes dhe tolerancës, si dhe promovimin e vlerave të Kryqit të kuq. Vend qendror do të zë prezantimi i shfaqjes pantomimë mbi temën Kultura. Aktorët e pantomimës do të jenë të veshur në ngjyrë të kuqe-të bardhë me shenja në fytyrë. Të rinjtë do të kenë lirinë për të prezantuar kulturën në mënyrën e tyre. Në fund të ngjarjes është parashikuar të jepen diplomat për të rinjtë të cilët sivjet i kanë punuar projektet e vogla PVH. Në këtë mënyrë do të respektojmë punën e tyre, dhe do t’i motivojmë që të vazhdojnë për të qenë vullnetarë në radhët e Organizatës.

 

Këtë vit janë punuar 173 projekte të vogla nga ana e 1157 të rinjve përmes së cilave janë investuar 32.490 orë vullnetare.

< kthehu mbrapa