18 Prill, 2015

Java e solidaritet “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nën moton: “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme” prej 20 deri më 26 prill 2015 në mënyrë tradicionale e shënon “Javën e solidaritetit”. Qëllimi i kësaj jave është që nëpërmjet implementimit të aktiviteteve humanitare që të ngritet vetëdija e popullatës për përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme reciproke për popullatën e mjeruar. Në kuadër të Javës, Kryqi i kuq organizon Aksion për sigurimin e ndihmës në ushqim, rroba, mbathje, mjete për higjienë, dhe të njëjtat mund të dorëzohen në organizatat komunale të Kryqit të kuq.

Donacionet në të holla mund të paguhen në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë: 300000001327966 SHA Banka Komerciale, NT 4030984271620.

Me thirrje në numrat celular – 070/075/077 143 400 mund të donohen 100,00 denarë.

Gjatë kësaj jave organiohet edhe aksion humanitar “Prej shtëpie në shtëpi” ku vullnetarët e organizatave komunale të kryqit të kuq do të realizojnë vizita tek qytetarët nëpër shtëpitë e tyre të cilët mund të dhurojnë mjete sipas dëshirës dhe mundësive të tyre.

Mjetet e grumbulluara nga aksioni do të dedikohen për sigurimin e ndihmës në ushqim për familjet me rrezik social.

solidarnost

< kthehu mbrapa